Autoritetet shqiptare, masa emergjente sigurie për Aeroportin e Rinasit! Lleshaj: Merren në funksion të sigurisë kombëtare
Qeveria shqiptare ka vendosur të avancojë me tej marrëdhënien me koncesionarin e Rinasit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se pas ngjarjes së djeshme ku u grabit një dërgesë parash, autoritetet shqiptare do të marrin masa të menjëhershme dhe të forta për të garantuar të gjtiha parametrat dhe standartet e sigurisë në aeroportin e Rinasit.
“Masat që do të merren do të jenë në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare, jetës dhe pronës. Me masat e reja garantohet një nivel i ri sigurie” tha Lleshaj. E duke iu drejtuar udhëtarëve dhe përdoruesve të aeroportit, ministri siguroi se “me masat emergjente të marra, siguria në aeroport është plotësisht e garantuar”.
Në fjalën e tij ministri tha se pas një ngjarje të ngjashme të ndodhur më parë, ka pasur probleme me komunikimin mes institucioneve shqiptare dhe koncesionarit që menaxhon aeroportin të cilin e ngarkoi me përgjegjësi për mosreagimin në kohë për ngjarjen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.