Autoriteti i Aviacionit Civil – Artan Shkreli emërohet kryetari i ri i Këshillit Drejtues
Qeveria ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil. Referuar vendimit të publikuar ditën e sotme, kryetari i ri i Këshillit Drejtues do të jetë Artan Shkreli. Këtë post e mbante më herët Sandër Lleshi.
Po sipas këtij vendimi, është emëruar në postin e anëtares së këtij institucioni Elira Kokona, ndërsa është liruar nga funksioni Hajrulla Ceku.
Ndërkohë, ky vendim pritet të hyjë në fuqi pas botimit të tij në ‘Fletoren Zyrtare.’
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.