Autoriteti Portual Durrës informon: Moti, tragetet dhe anijet gjatë 24 orëve të fundit
Autoriteti Portual Durrës ka publikuar këtë të hënë informacionin mbi situatën e krijuar nga moti i keq dhe deti i trazuar gjatë natës së kaluar. Sipas APD përkeqësimi i motit nuk ka krijuar probleme në lundrimin e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe Ankonës dhe anasjelltas.
“Një traget është nisur mbrëmë nga Durrësi drejt Ankonës rreth orës 18.50, ndërsa dy të tjerë kanë lundruar drejt Barit sipas orarit të parashikuar rreth orës 22.15 si dhe po ashtu, dy tragetet nga Bari kanë mbërritur në Durrës sot rreth orës 6,30, duke shmangur fortunalin që pritet pas disa orësh,” shkruhet në njoftim.
Sipas njoftimit në Dispeçerinë e APD mësohet se gjashtë anije tregtare me 15,580 t mallra të ndryshme, si dhe 446 kontejnerë vazhdojnë të po përpunohen në tre Terminale ndërsa nga anijet “Abo Alyssa”, “NS Union”, “Raptor” dhe “Moo” sot paradite po shkarkohen çimento, grurë, hekur dhe skrap, ndërsa në molin 10 anija “Grit Cement” po ngarkon 3,700 t çimento për eksport.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.