Autoriteti Rrugor Shqiptar: Pas 30 qershorit, në Vlorë përmes Bypassit të Fierit. Përfundon betonimi i urave (Fotot)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar foto të ecurisë së punimeve në Bypassin e Fierit. Referuar njoftimit zyrtar të ARRSH-së, puna po vijon intensivisht në mënyrë që të kapet afati i hapjes së njërës korsi për autoveturat deri me 30 qershor.
“Momentalisht ka përfunduar betonimi i të gjithë urave. Gjithashtu është përfunduar shtrimi me stabilizant i 18 km rrugë dhe janë asfaltuar 15 km të këtij aksi. Do të mbajmë premtimin e dhënë se këtë verë në Vlorë do të shkohet përmes Bypassit të Fierit!” shkruhet në njoftimin e ARRSH-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.