Autostrada e Elbasanit plotësisht e kalueshme mars-prill 2019, Ahmetaj: Investimet që do të kryejmë në infrastrukturë
Autostrada e Elbasanit do të bëhet plotësisht e kalueshme në periudhën mars-prill të vitit të ardhshëm. Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj deklaroi se investimet në infrastrukturë në buxhetin e 2019 janë parashikuar 5 për qind të PBB ose rreth 900 milionë dollarë.
“Do të kemi një nivel investimesh të konsiderueshme, prej 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Pra qeveria nëpërmjet investimeve publike do të vazhdojë të investojë, do shkojnë rreth 900 milionë dollar.
“Do të vazhdojnë akset rrugore nacionale si, rruga e Arbrit, pastaj kemi në procedurë Thumanë-Vorë-Kashar, Milot -Balldren, Orikum – Dukat, Kardhiq-Delvinë në të gjitha lotet, Fushë Krujë – Milot-Morinë, Qafëthanë –Lin-Pogradec, unaza verilindore e Tiranës, unaza e Tiranës – Pallati me Shigjeta – rrethrrotullimi. Do të behet një investim spektakolar krahasuar me standardet më të mira europiane. Do vazhdohet me bypass Tepelenë, bypass Shkodër, tuneli Kardhiq-Delvinë, Tiranë – Durrës, tiranë –Rinas, hekurudha. Dhe patjetër që vitin tjetër do të mbarojë, do të bëhet e kalueshme deh bypassi i Fierit dhe do të avancohet puna në bypasin e Vlorës.
Dhe në mars, maksimumi prill, do të bëhet plotësisht e kalueshme autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë, ku kostoja do shkojë gati 40% nga tenderimi fillestar”.
Deklarata e ministrit u bë në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.