Axhenda ambicioze e Ursula von der Leyen, si presidentja e re e Komisionit Europian
Von der Leyen ka një axhendë ambicioze për trupin ekzekutiv dhe shumë nga propozimet e saj mund të përballen me pengesa politike. Ursula von der Leyen, është zotuar të trajtojë gjithçka nga shkatërrimi global i mjedisit tek varfëria rajonale e fëmijëve kur ajo të marrë nën kontroll Komisionin Europian në nëntor. Në mes është një shpërndarje e planeve të tilla për të ndihmuar bizneset e vogla të mbledhin fonde.
Por cilat janë disa nga prioritetet e saj?
Së pari, liston klimën, duke propozuar legjislacionin për ta bërë BE-në neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050. Forcimi i objektivit të Europës deri në 2030 për reduktimin e gazrave serrë në një rang prej 50% deri 55%, nga 40% (krahasuar me nivelet e 1990).
Zgjerimi i sistemit të tregtimit të emetimeve të BE-së, tregu më i madh në botë i dioksidit të karbonit që mbulon termocentralet, fabrikat dhe linjat ajrore, për të përfshirë transportin dhe ndërtimin, si dhe uljen e numrit të lejeve të ndotjes falas për linjat ajrore. Gjithashtu, propozon të shtojë një taksë europiane të importit të karbonit për të inkurajuar shtetet e tjera për të rritur veprimet kundër ngrohjes globale
Së dyti, renditet ekonomia. Krijimi i një fondi privat / publik për ofertat fillestare publike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mund të ringjallë një propozim të dështuar të BE për një taksë të shërbimeve digjitale, nëse Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nuk do të gjejë zgjidhje globale deri në fund të vitit 2020.
Pjesë e axhendës së saj, është dhe teknologjia pasi Von der Leyen, propozon legjislacionin e BE-së mbi implikimet njerëzore dhe etike të inteligjencës artificiale.
Të drejtat sociale, janë një ndër problemet për të cilat ajo vjen me plane konkrete, duke propozuar një “instrument ligjor” për një pagë minimale të drejtë për çdo punëtor të BE-së.
Komisioni propozon dhe zbaton ligjet europiane për çdo gjë. Ai gjithashtu monitoron ekonomitë kombëtare, negocion marrëveshjet tregtare, drejton një shërbim diplomatik, menaxhon buxhetin e bllokut dhe vepron si autoritet i konkurrencës në Europë.
Ndërsa prioritetet e saj janë të rëndësishme, von der Leyen do të ballafaqohet me kufizime politike nga kryeqytetet kombëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian, ndërsa mbledh një ekip komisionerësh gjatë javëve të ardhshme. Udhëheqja e komisionit përbëhet nga një i emëruar nga secili prej 28 vendeve anëtare. Parlamenti i BE ka në plan të votojë në gjithë ekipin e von von Leyen në tetor.
Propozimet legjislative nga komisioni duhet të miratohen nga qeveritë kombëtare dhe parlamenti me 751 vende, dhe përvoja tregon se iniciativat ambicioze shpesh zënë vend për shkak të divergjencës së interesave kombëtare dhe institucionale.
Burimi: Bloomberg
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.