Axhenda e Kuvendit – Çfarë diskutohet e votohet në seancën e së enjtes

Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte ku janë parashikuar të diskutohen një sërë projektligjesh. Seanca e datës 5 prill 2018 do të nisë me raportimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimin dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale për veprimtarinë e vitit të kaluar.
Projektligji për ‘Diasporën’, ai për ‘Statistikat zyrtare ‘si dhe projektligji për ‘Ratifikimin e protokollit shtesë 55 të ,marrëveshjes për amendim dhe aderim në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore’ janë edhe 3 prej të cilëve do të diskutohen dhe votohen në seancë.
Më tej, deputetët do të zhvillojnë diskutime dhe votimin gjithashtu mbi projektligjin për ‘Ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Europian për programin Interreg V-B Mesdhe (MED), 2014-2020.’
Ndërkohë, të përcaktuar në rendin e ditës për t’u diskutuar e votuar në seancën e nesërme janë edhe projektvendimi për një ndryshim në strukturën e Autoriteti të Konkurrencës si dhe ai për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Pritet që nesër gjatë seancës plenare të bëhet edhe votimi për projektvendimit për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.