Azilantët shqiptarë në 2019-ën/ Shifrat e Eurostat: Të 11-tët në listë, 80% shkuan në Francë, Britani, Irlandë
Të dhënat më të fundit të zyrës europiane të statistikave tregojnë se pas disa vitesh me radhë në listën e 10 vendeve kryesore të furnizimit të Europës me azilkërkues, Shqipëria ka dalë më në fund nga kjo listë në vitin 2019, paka se renditet vetëm e 11-ta, si i vetmi vend europian i listës.
Bëhet fjalë për rreth 16600 azilkërkues shqiptar për herë të parë në Europë në 2019-ën, që përkthehen në 3% të totalit të azilantëve në Europë vitin e kaluar. Sipas këtyre të dhënave, janë tre shtete europiane ku shqiptarët janë kthyer në një problem, pavarësisht faktit se Shqipëria klasifikohet si një vend i sigurtë origjine.
Bëhet fjalë për Irlandën, ku shqiptarët janë azilkërkuesit më të mëdhenj, me rreth 1 mijë individë. Në Francë ndërkohë shqipatrët janë të dytët, me rreth 8 mijë kërkesa për azil. Franca përbën kështu rreth 50% të totalit të shqiptarëve azilkërkues në 2019-ën.
Edhe në Britaninë e madhe shqiptarët janë të dytët në listë, me rreth 4 mijë azilkërkues në total, thonë të dhënat zyrtare, të publikuara së fundmi nga Eurostat.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.