“Bagazhi i fundit”, 4800 euro të vjedhura –Arrestohen punonjësit e aeroportit të Rinasit që vidhnin pasagjerët!
Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga dy punonjës të ngarkimit në aeroport, të dyshuar për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve. Ndërkohë, nga i njëjti operacion, po procedohen në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë të aeroportit.
Policia u ka sekuestruar dy shtetasve të arrestuar me iniciale D. M dhe E.RR shumën prej 4800 euro. Kjo e fundit u kallëzua në Komisariatin e Policisë Rinas nga shtetasi me iniciale H.E në datën 17 maj 2019.
Si rezultat I operacionit “Bagazhi I fundit” si dhe nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:
- Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019
- Vjedhjes së një varse flori të shtetases A.Z më datë 24.04.2019
- Vjedhjes së një varse flori të shtetases D.H, më datë 13.05.2019
- Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.
Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë si dhe po punon për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të denocuara.
Jenida Vladi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.