Ballkani mbështet Shqipërinë – Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania: Jemi pro hapjes së negociatave

Ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë dhe Greqisë, 4 vendeve të Ballkanit që janë pjesë e Bashkimit Europian, u takuan në New York gjatë punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, duke i thënë “Po” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Malin e Zi si dhe duke i bërë thirrje vendeve të tjera anëtarë të familjes së përbashkët. Zaharieva, Nikos Dendias, Romana Manescu dhe Gordon Grlic Radman, shprehën kështu qëndrimin e qeverive të tyre sa i përket çështjes së integrimit europian të Shqipërisë dhe fqinjëve tanë.
“Ne jemi besimplotë se, do të jetë më e sigurtë, dhe më e frytshme nëse të gjithë fqinjët tanë do të bëheshin pjesë e Bashkimit Europian”-deklaroi numri një i diplomacisë bullgare, Zaharieva. “Ne mbështesim si Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”-deklaroi ndërkohë Nikos Dendias, ministri i jashtëm grek.
Kreu i diplomacisë kroate ndërkohë, tha se, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në këtë proces do të ishte një gabim shumë i madh, dhe se ka ardhur koha për një sinjal pozitiv. Kështu, mesa duket, Shqipëria më 18 tetor, ditën kur do të jepet vendimi për çeljen ose jo të negociatave, nuk do të ketë asnjë pengesë nga fqinjët tanë rajonalë, veçanërisht nga Greqia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.