Ballkani me një produkt turistik të unifikuar – Mblidhet në Ohër Aleanca Ballkanike e Hotelerisë

Gadishulli i Ballkanit do të ofrojë një produkt turistik të përbashkët. Ishte kjo çfarë u arrit në një marrëveshje mes përfaqësuesve të ekzekutivit dhe bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina në forumin ndërkombëtar të Ohrit, organizuar nga Aleanca Ballkanike e Shoqatave të Hotelerisë.
Palët ranë dakord se vetëm me një produkt të përbashkët mund të arrihet në tregjet e largëta si Japonia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara.
Motoja e Aleancës Ballkanike të Hotelerisë është të bëhet një turizëm kulturor nga historia dhe jo nga lufta. Rregulli i dytë brenda aleancës është se mund të flasësh për fqinjën mirë ose mos fol fare.
Përfaqësuesit e bizneseve dhe administratave diskutuan se si mund të imponohet një brend kombëtar dhe rajonal. Në kuadër të takimi, ata zhvilluan edhe disa vizita në Liqenin e Ohrit, manastirin e Shën Naumit, si edhe në Korçë e Pogradec.
Posted by Agjencia Kombëtare e Turizmit on Monday, June 19, 2017
Ata u pritën me një banket me ushqime tradicionale te zonës ndërsa përveç klimës, mbresa të veçanta la tek ta edhe Muzeu i ri i Artit Mesjetar ne Korçë.
Përfaqësuesit më të mirë nga bizneset morën edhe çmime në fund të këtij takimi, teksa hotelet më të mira u shpallën nga Kosova, Maqedonia dhe Bullgaria.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.