Balluku: Nisin udhëtimet esenciale në vend. Fluturimet komerciale do të fillojnë nga dita e nesërme
Nëpërmjet një daljeje publike , ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit për shkak të grevës së punonjësve të Albcontrol.
Balluku njoftoi se gjatë ditës së sotme do të nisin udhëtimet esenciale të cilat përshijnë fluturimet humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, ushtarake dhe shtetërore.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme rreth orës 3 pasdite pritet dhe ardhja e vaksinave.
Ministrja u shpreh se do jetë e pamundur nisja e fluturimeve komerciale por po punohet për një zgjidhje.
Nesër nga orët e para do fillojmë të kemi operime për fluturimet komerciale. Janë marr të gjitha të dhënat për të bërë në një verifikim më të thellë dhe për të marr masat e duhura,” u shpreh Balluku
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.