Banka e Italisë ul projeksionet/ Përmend luftën tregtare dhe ngadalësimin e Eurozonës
Banka e Italisë projekton një rritje të ekonomisë me 0.2% këtë vit dhe një përshpejtim modest në 0.5% në vitin 2020, projeksione që janë në linjë me ato të Qeverisë.
Projeksioni për këtë vit përbën një rritje nga vlerësimi i mëparshëm prej 0.1% që u bë në Korrik, për shkak të përmirësimit të aktivitetit në muajt e fundit, sipas bankës.
Për vitin e ardhshëm, Banka e Italisë dha një vlerësim më të dobët, për shkak të ndikimit nga perspektiva ndërkombëtare.
Në një dokument të përgatitur për Bankën Qendrore Europiane që është pjesë e projeksioneve të Eurozonës, Banka e Italisë bëri të ditur se rritja ekonomike do të marrë vrull në 0.9% në vitin 2021.
“Rreziqet kryesore që lidhen me këto projeksione janë; pasiguria në lidhje me luftën tregtare dhe zhvillimet ekonomike tek partnerët kryesorë europianë”, deklaroi Banka e Italisë.
Qeveria e lëvizjes 5-Yjet dhe Partisë Demokratike, ka dhënë norma të njejta të rritjes. Banka e Italisë uli gjithashtu projeksionet për papunësinë, në 10% këtë vit dhe 9.7% në vitin e ardhshëm.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.