Banka e Shqipërisë dakordësohet me BQE-në / Zgjaten afatet e linjës së likuiditetit në euro, deri më 15 janar 2023.

Bazuar në vlerësimin pozitiv të kërkesës për shtyrje të linjës së likuiditetit në euro, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të saj deri më 15 janar 2023.
Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezerve mbetet i dobishëm në kuadër të kujdesit ndaj efekteve të pandemisë dhe të zhvillimeve gjeopolitike, mbi tregun financiar.
BQE ka vendosur gjithashtu të shtrijë linjat e saj të përkohshme të repove dypalëshe në bankën qendrore të Shqipërisë, dhe disa bankave të tjera. Madhësia e marrëveshjeve individuale do të mbetet e pandryshuar. Këto linja dypalëshe u krijuan në vitin 2020 për të siguruar likuiditet në euro për institucionet financiare në ato vende nëpërmjet bankave të tyre qendrore.
Linjat do të skadonin në fund të marsit 2022, pasi ato synonin në mënyrë specifike adresimin e nevojave të mundshme të likuiditetit në euro në prani të mosfunksionimeve të tregut për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).
Sipas marrëveshjeve të tyre përkatëse të linjës repo: Banka e Shqipërisë (Banka e Shqipërisë) mund të marrë hua deri në 400 milionë euro nga BQE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.