Banka globale e investimeve Goldman Sachs: Ari ka ‘imunitet’ ndaj koronavirusit
Goldman Sachs tha se ndërsa shpërthimi i koronavirusit vazhdon të rëndojë tregjet globale, ari është një bast i sigurt për investitorët.
“Ndërsa shumë gjëra nga situata aktuale mbeten të paqarta, ka një gjë që nuk është: ari, i cili ndryshe nga njerëzit dhe ekonomitë tona është imun ndaj virusit,” tha kreu i studimit të mallrave globale Goldman Sachs, Jeff Currie.
“Si rezultat, ari ka tejkaluar asetet e tjera të strehimit të sigurt si Jeni japonez apo Franka Zvicerane, një prirje që ne shohim të vazhdojë për sa kohë që mbetet paqartësia rreth ndikimit të plotë të COVID-19”, shtoi ai.
Ari është rritur me 5% këtë vit, duke tejkaluar S&P 500, e cila ka pasur 8% rënie. (CNBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.