“Banka Kombëtare e Shqipnis”, si ishin godinat e bankës në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Korçë në 1929 (FOTOT)

“Banka Kombëtare e Shqipnis” u themelua më 2 shtator 1925 dhe në atë periudhë nuk luajti vetëm rolin e bankës së emisionit, por e shtriu veprimtarinë edhe në fushën e kreditimit. Banka do të kishte filialet e saj në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Korçë. Në vitin 1929, diskutohej hapja e filialeve të reja edhe në Elbasan, Peqin, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë.
Në këtë periudhë, Këshilli Administrativ i Bankës përbëhej nga Mario Alberti (Guvernator), Federico Brunner(zëvëndësguvernator) dhe këshilltarët e tjerë si E.De Wouters D’Oplinter, Giussepe Bianchini, Ugo Baracchi, Lale N.Zuber, Ugo Viali e Stefan Curani.
Kreshnik KUÇAJ/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.