Bankat “harrojnë” krizën – Kreditimi ndaj biznesit në nivelin më të lartë që prej 2009
Rritja e kreditimit në Eurozonë për kompanitë u regjistrua në një nivel rekord gjatë Prillit, duke shënjuar nisjen e një epoke të re, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Qendrore Europiane.
Kreditimi koorporativ në të 19 vendet e Eurozonës u rrit me 2.4% gjatë prillit, lehtë mbi hapin e muajit Mars. Ky është leximi më i lartë që prej vitit 2009, dhe kthen kohën pas, përpara krizës financiare globale. Gjithsesi, hapi i rritjes është sa gjysma e hapit të para krizës.
Pavarësisht kësaj, të dhënat sinjalizojnë se, paraja e lirë që po injekton në sistem Banka Qendrore Europiane po arrin deri te ekonomia reale, paçka se me një hap më të ngadaltë se ç`kishte shpresuar fillimisht institucioni me bazë në Frankfurt.
Kreditimi ndaj familjeve u rrit po me 2.4% gjatë së njëjtës periudhë kohore, me një hap të njëjtë me atë të muajit paraardhës, kur prekte nivelin më të lartë që prej vitit 2009.
Paradoksalisht, indikatori M3, që mat qarkullimin e parasë në sistem dhe që është një matës i mirë i aktivitetit ekonomik, u ngadalësua në 4.9% gjatë Prillit, nga 5.3% që fiksohej gjatë Marsit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.