Bankat pas krizës – Sejko: Po mbështesin rimëkëmbjen. BB: Likuide e të mirëkapitalizuara, pavarësisht pandemisë
Në fjalën e tij për vendimarrjen monetare të këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Sejko analizoi edhe situatën e tregjeve financiare në vend si dhe reagimin e sektorit bankar ndaj krizës.
“Në pasqyrim të këtyre masave, tregjet financiare shqiptare kanë operuar të qeta. Normat e interesit vijojnë të mbeten pranë minimumeve historike, ndërsa kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Në veçanti, sektori bankar ka vijuar të furnizojë me likuiditet bizneset dhe familjet në nevojë. Kredia për sektorin privat njohu një rritje mesatare vjetore prej 6.4% në muajt korrik – gusht, duke pasqyruar një transmetim të mirë të stimulit të politikave ekonomike, shëndetin e bilanceve dhe gatishmërinë e sektorit bankar për të kontribuuar në përballimin e goditjes”
Nga ana tjetër, në publikimin më të fundit për Europën dhe Azinë Qendrore, Banka Botërore, në reshtat dedikuar Shqipërisë, nënvizon se: “pavarësisht impaktit të covid-19, sektori bankar mbetet likuid dhe i mirekapitalizuar, i mbështetur edhe nga masat e marra nga banka qendrore.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.