Bankieri amerikan i Goldman Sachs: “Duhet të ketë më pak deklarata negative për ekonominë”
Lloyd Blankfein, kryetar i lartë i Goldman Sachs Group Inc., tha se duhet të ketë një reduktim të deklaratave negativite për ekonominë, pas një sërë paralajmërimesh të korporatave për ekonominë, sipas Bloomberg.
Komentet e tij erdhën pasi Elon Musk tha se Tesla do të shkurtonte stafin e saj të punësimit me 10% dhe Reuters raportoi se shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave u tha disa drejtuesve se kishte një “ndjenjë super të keqe” për ekonominë.
Drejtuesit nga Jamie Dimon e JPMorgan deri te Jane Fraser e Citigroup dhe Gary Friedman, kreu i shitësit të mobiljeve RH, paralajmëruan investitorët këtë javë që të jenë të kujdesshëm për një rënie. Muajin e kaluar, vetë Blankfein u kërkoi kompanive dhe konsumatorëve që të përgatiteshin për një recesion në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ishte një “rrezik shumë, shumë i lartë”.
Ish-CEO i Goldman tha në Twitter se ndërsa këto janë “kohë më të rrezikshme”, ekonomia “mund të ulet ende lehtë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.