Bankomati feston 50 vjet – Teknologjia ka ndryshuar, por shpikja mbetet gjeniale

Bankomati feston 50 vjet. Automati i parë u instalua në një filial të Barclays në Londër dhe u shpik nga një topograf skocez.
Bankomati dhe automati kanë lindur në të njëjtën ditë dhe nga i njëjti person, i cili u lodh duke pritur nëpër radhët e bankës.
Sot teknologjia është përmirësuar ndjeshëm, dhe bankomatët padiskutim që janë revolucionuar, por parimi mbetet i njëjtë.
Në pjesën tjetër të Europës, bankomatët u hapën më vonë, rreth 20 vite më pas. Italia, Franca, Gjermania apo edhe Greqia e përqafuan teknologjinë në vitet `90.
Edhe sot, në 2017, shumëkush në Europë, vazhdon të ketë besim te paraja cash, sidomos moshat e treta, që kërkojnë të kenë më shumë kontroll mbi paranë, paçka se pasja e një bankomati nuk e redukton këtë kontroll.
Edhe norma e mashtrimit nëpërmjet bankomatit mbetet thuajse inekzistene, në vetëm 0.0011% të totalit të transaksioneve.
Sot, 50 vite pas instalimit të parë të një automati, i cili funksiononte nëpërmjet një ceku dhe jo bankomatit që ne njohim sot, pajisja është krejtësisht tjetër gjë.
Kjo për shkak të internetit, që ka revolucionuar konceptin. Më parë automatët ishin individualë, ndërsa sot janë të lidhur në një rrjet të gjerë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.