Bankomati postar, Lazimi: Shërbim më i shpejtë me kosto të ulët

Posta Shqiptare sjell një risi për të gjithë klientët e saj. Çdo person që do të pres një pako nga jashtë mund ta tërheq atë në bankomatin postar të instaluar brenda postës.
Ky shërbim jep mundësin që klienti të marrë shërbimin në një kohë më të shpejtë dhe me një kosto të ulët, vlera e të cilit është 30 lekë.
Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi është ndalur në rendësin që ka bankomati postar për klientët.
Aktualisht bankomati postar është vendosur vetëm në dy pika në kryeqytet por projekti është që shumë shpejt ky shërbim të ofrohet në të gjithë vendin ku ka shërbim postar.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.