Barazia e vaksinave, në interes botëror – OBSH: Nacionalizimi do kushtojë! Pandemia duhet të përfundojë kudo
Pandemia mund të përfundojë vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi botëror për të shpërndarë vaksiant e Covid-19, sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Programet e vaksinimit të Covid-19 kanë nisur tek shumë vende të pasura, duke lënë vendet dhe rajonet nën zhvillim pa akses të mjaftueshëm tek dozat.
Nacionalizimi i vaksinës mund t’i shërbejë objektivave afat-shkurtër politikë, por është në interest ekonomik të çdo kombi në afat-mesëm dhe afat-gjatë, që të mbështesin barazinë e vaksinave. Pandemia nuk do përfundojë askund, nëse nuk përfundon në të gjithë botën.
Drejtori i Organizatës theksoi 2 raporte të fundit që tregojnë se pa akses të barabartë tek vaksinat e Covid-19, bota do të duhet të përballet jo vetëm me një dështim moral, por edhe me një dështim ekonomik. Sipas një raporti nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, që analizon ndikimin e pandemisë tek tregu botëror i punësimit, rreth 8.8% e orëve të punës në të gjithë botën kanë humbur në 2020, suke sejllë një rënie të të ardhurave botërore nga puna ekuivalente me 3.7 trilionë dollarë. Raporti projekton se shumica e vendeve do rimëkëmben nga gjysma e dytë e vitit 2021, në varësi të programit të vaksinimit dhe rekomandon mbështetje ndërkombëtare për vaksinimin e shteteve me të ardhura të ulëta e të mesme. Një raport i dytë, i publikuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, zbuloi se nacionalizimi i vaksinës mund t’i kushtojë ekonomisë botërore deri në 9.2 trilionë dollarë, ku gjysma do t’i faturohet ekonomive më të pasura.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.