Barazia gjinore/ Shqipëria firmos me AFD mbështetjen buxhetore prej 50 milion euro
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) kanë firmosur një kredi në shumën 50 milionë euro për të zgjidhur problematikat që lidhen me pabarazinë gjinore nëpërmjet programeve e reformave të rëndësishme, njofton Ministria e financave dhe Ekonomisë.
Sipas informacionit të publikuar nga MFE konsultimet midis partnerëve bënë, në këtë mënyrë, të definohen tre objektiva në kuadër të kësaj reforme:
- Promovimi i një barazie më të gjerë në aksesin mbi pronën e patundshme, nëpërmjet njohjes së të drejtës së gruas në lidhje me pronësinë mbi tokën dhe mbi banesat.
- Zhvillimi i politikave që lidhen me aksesin në tregun e punës, aplikimin e të drejtës për punë dhe mjetet në favor të kujdesit për fëmijët, në mënyrë që të favorizohet pjesëmarrja e grave në tregun e punës.
- Përforcimi i dispozitivit institucional për integrimin e barazisë gjinore në nivel kombëtar dhe lokal veçanërisht nëpërmjet levave buxhetore dhe statistikore.
MFE informon se programi është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të përshpejtuar realizimin e reformave që favorizojnë aksesin e grave në oportunitet ekonomike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.