Barnat e rimbursueshme – Madopar i shtohet listës me kosto për pacientin 2.7 lekë
Listës së barnave të rimbursueshme i shtohet një tjetër bar, në kategorinë antiparkinsonikët.
Pas miratimit të propozimit të ministrisë së shëndetësisë, Bari do të gjendet nëpër farmacitë e vendit me emrin Medopar.
Çmimin me të cilin do ta blejnë pacientët këtë bar është 2.7 lekë, ndërsa çmimi i referencës është 27.1 lekë, nga të cilat 24.4 lekë do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Për zbatimin e këtij vendimi të Këshillit të ministrave, të botuar në fletoren zyrtare, ngarkohen Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.