Barrierat me Kosovën – Jaka apel “urgjent” sipërmarrjes dhe politikës
Deri në datën 15 Korrik sipërmarrja shqiptare duhet të dërgojë panë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë të gjitha problematikat që kanë në marrëdhëniet tregtare me Kosovën, në mënyrë që këto pengesa mes dy vendeve të zgjidhen. Në cilësinë e Koordinatorit të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nikolin Jaka thekson se marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kosovë nuk janë në nivelet e dëshiruara.
Jaka kërkon gjithashtu nga politika e të dyja vendeve që të orientohet drejt ekonomisë, duke lehtësuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar i mbajtur më 21 Maj 2019, nxori në pah një sërë problematikash që rëndojnë mbi sipërmarrjet e të dyja vendeve shqipfolëse.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.