Basha feston në Elbasan: “Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, të bëhemi gjithë bashkë”
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Elbasanin për të festuar ditën e verës ku është pritur nga simpatizantë të shumtë. Basha ka uruar duke dhënë mesazhe për më shumë shpresë dhe jo dhunë
“Gëzuar Ditën e Verës, dhe po diskutonin dhe për bukurinë dhe shpresën që jep Dita e Verës. Më thanë se pati një incident. E kemi ditë feste me qytetarët Elbasanit. Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur shumë këto vite. Kjo është ditë feste, dhe është dita kur Shqipëria duke duhet që të ndalojë. Ky vend është mbajtur në vend numëro nga ato që ushtruan dhunë sot. Ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit”
Kreu i Demokratëve u shpreh se e keqja do të ndalët më datë 25 prill duke i dhënë mundësi zhvillimi të gjithë Shqipërisë
“Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjuen e pranverës. Koha e Edi Rama ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë. Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. ”
Kreu demokrat i ftoi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë të bëhen bashkë në 25 prill.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.