Basha i hap rrugën zgjedhjeve për kreun e ri të partisë: Ngrij të gjitha funksionet si kryetar në PD

“Me efekt të menjëhershëm kam vendosur të ngri të gjitha funksionet e mija si kryerat i PD e t’u delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e PD, sipas parimit një anëtar një votë. Unë kam një projekt dhe atë do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët e vërtetë”.
Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha, ku më tej u shpreh se do të marrë të gjitha përgjegjësitë për zgjedhjet e 25 qershorit, duke theksuar se shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë për to.
“ Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë për ata që punuan me shpirt për Partinë Demokratike. Si kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk mund ta përcaktoj unë por edhe ata që nuk punuan asnjë dite për fitoren e Partisë Demokratike. Gjëja më e lehtë do të ishte të largohesha. Unë e di çfarë ka ndodhur dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësitë duke luftuar për shqiptarët, për ta dhe me ta”.
Zgjedhjet e 25 qershorit Basha i cilësuar si një garë e pabarabartë
“ Zgjedhjet e 25 qershorit me përpjekjet që bëri krimi. Paraja e pisët nuk u ndal, blerja e votës nuk u ndal. Kjo ishte një garë e pabarabartë ajo që ndodhi me 25 qershor është triumf i paligjshmërisë. Unë dhe PD morëm një rezultat zhgënjyes, shume gjetën ofertën për ta këmbyer votën me para, mbi 450 mijë qytetarë vendosën kundër”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.