Basha mbështet studentët: “Stazhe të paguara pune për degët e mjekësisë, rritje pagash për mjekët”
Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbështetur studentët në kërkesat e tyre për ofrimin e kushteve për mësimim , ulje tarifash por edhe punësim . Gjatë një takimi më të rinjt, nga fakutete të ndryshme, Basha ka premtuar se kur PD të vij në pushtet do të këtë më shumë lehtësira ekonomike, stazhe të paguara pune për ata që studjojnë në degët e mjekësisë si edhe rritje pagash për mjekët dhe inferemierët
“Në planin tonë ne jo vetëm do të mundësojmë që studentët e të gjithë degëve, në veçanti ata të mjekësisë të kenë stazhe të paguara pune, sepse kemi arritur në nivelin më të keq, 1.2 mjekë është niveli më i ulët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë dhe në këtë mënyrë do t’ju stimulojmë, së bashku edhe me rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, rritjen real, jo elektorale, sepse rritje elektorale dy herë radhazi ka “hapur thesin” dhe asgjë nuk ka kryer. Me rritje reale nënkuptojmë të paktën të arrijmë nivelin e Kosovës me 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.”
Kreu demokrat garantoj se çdo taksë që shqiptarët kanë paguar do t’u kthehet në shërbim
“Po ti jepet fund vjedhjes që po bëhet edhe në kohën e pandemisë me tenderat korruptivë, me incineratorët, me koncesionet korruptive, me milionat që po paguhen. Javë për javë paguhen miliona me lekët e prindërve tuaj për afera fantazmë, atëherë paratë dalin për të ndërmarrë këto masa. Dalin edhe për të ulur taksat dhe prapëseprapë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për të ndihmuar shëndetësinë dhe për t’i dhënë një perspektivë të gjithë rinisë shqiptare.”
Basha nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë për manaxhimin e situatës dhe neglizhencën ndaj të rinjve që duan të studiojnë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.