Basha në SHBA: Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë vizitës së tij dy ditore ne SHBA zhvilloi në takim me Presidentin Donald Trump.
“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha në rrjetin social facebook.
Basha i ka shprehur mirënjohje Trump për mbështetjen që po i jep Shqipërisë.
“Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.