Basha pas votimit – “Optimist për rezultatin dhe për fitoren”
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të shkurtër për shtyp, pas përfundimit të procesit të votimit në Qendrat e Votimit në Shqipëri.
Basha ka dashur t’i përcjellë të gjithë qytetarëve që kanë votuar një mesazh mirënjohjeje.
Tashmë, sipas kryedemokratit, fillon procesi i rëndësishëm i numërimit të votave. Basha u bëri thirrje të gjithë numëruesve dhe personave të angazhuar në këtë proces të bëjnë gjithçka që vullneti i popullit të përmbushet.
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh optimist për rezultatet e këtyre zgjedhjeve.
“Sipas raportimeve tona nga strukturat e PD, unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitoren”, u shpreh Basha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.