Basha premton investime në arsim – “Lehtësi për studentët dhe paga të larta për mësuesit”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me studentët, ku ka shpalosur prioritetet e programit të PD me ardhjen në pushtet. Basha garantoi të rinjtë për investime në arsim, lehtësim të kushteve për studentët si dhe rritjen e pagave për mësuesit në nivelin mesatar të rajonit.
Studentët kërkuan krijimin e kushteve për tu motivuar dhe punësuar në Shqipëri.
Basha u zotua se me ardhjen në qeveri, fondet do të shkojnë në rritjen e ekonomisë, përmes investimeve në disa sektorë. Kreu demokrat bëri thirrje për t’u bashkuar më 25 prill, si e vetmja mundësi për të sjellë ndryshimin nëpërmjet votës.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.