Basha: “Rritja e pagës minimale me dekret nuk jep efekt, ndryshimin e saj e nxit ekonomia. Çfarë tha BB për punësimin”

Kreu i PD Lulzim Bashan në çadra e protestës, përpara Kryeministrisë u shpreh se qeveria kërkon të rrisë pagën minimale me dekret, ndërkohë që kjo lloj page, sipas tij rritet nga ekonomia.
“Para një jave deklaruan rritjen e pagës minimale nga 22-24 mijë lekë. Rritjet e pagave me dekret nuk vlejnë, pagat i rrit ekonomia”, u shpreh Basha.
Basha ka reaguar edhe në lidhje me shifrat e të punësuarve, të cilat u bënë publike mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku tha:
“Sot shpalli shifrën e mashtrimit të punës për afërsisht rreth 80 mije veta që janë futur në punë ne këto 4 vite. Ai premtoi 300 mijë vende pune, po ka rreth 300 mijë shqiptarë të larguar për azil. Vendet e reja të punës nuk u krijuan, vendet e punës ekzistente u asgjësuan”.
Sipas Bashës, “Shefja e BB për Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstein tha se në 6 vite e fundit janë krijuar 300 mije vende pune në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri dhe në Bosnje Hercegovinë nuk janë krijuar vende pune, por kanë humbur. Në vend kemi rënie të investimeve të huaja, rënien e investimeve në tersi. Kjo shfryhet te vendet e punës”, u shpreh Basha.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.