Basha takohet me Haradinajn: Mbështetje për integrimin e Kosovës në BE

Më tej, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Ramush Haradinaj është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryetari i Opozitës e siguroi Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera.
Kryetari i PD, më tej theksoi se Partia Demokratike, ashtu siç ka qenë gjithmonë një mbështetje e fuqishme dhe konstante e aspiratave të popullit të Kosovës, do të vazhdojë të jetë gjithmonë një zë aktiv në familjen e partive simotra europiane.
Gjithashtu, nuk do të mungojë edhe mbështetja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete të tjera. Gjithashtu, dy personalitetet theksuan rolin që mund të luajë Partia Demokratike në drejtim të zhvillimeve pozitive edhe të vetë politikes në Kosovë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.