Basha zhvillon takime në Shkodër: “Prioritet ekonomia dhe zhvillimi i artit e kulturës”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi me takimet në Shkodër për fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit. Kreu i Demokratëve u takua me qytetarë, artistë dhe biznese duke premtuar zhvillim pas zgjedhjeve nëpërmjet programit ekonomik të Partisë demokratike
Basha u premtoi artistëve rikthim të vëmendjes te arti dhe kultura duke premtuar se së shpejti do të prezantohet dhe plani për të.
“Duhet një qeveri që mendon për njerëzit dhe do punojë për njerëzit. Programi ynë për artin dhe kulturën, do ta shpalosim aty ku ka qenë dhe dot ë ringrihet. Është një program i hartuar nga profesionistë të fushës, do të kërkojë mjete financiare por do i lihet në dorë artistëve dhe jo politikanëve. Ishte kjo qasje e një politikani që erdhi nga fusha e artit, shkatërroi teatrin, artin dhe kulturën që na solli në këtë ditë.”
Basha bëri thirrje për tu bashkuar dhe për të vendosur me votë ndryshimin që sipas do të ndodh vetëm me ikjen e qeverisë aktuale.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.