Bashkëpunim ekonomik me Izraelin – Bushati takim me kryeministrin Izraelit
Qeveria shqiptare dhe ajo izraelite po shikojnë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik në fusha me interes në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit Benjamin Netanyahu.
Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u ndalen në çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në fushën e sigurisë në lindjen e mesme dhe në rajonin e Ballkanit, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime bilateral me anëtarë të tjerë të qeverisë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.