Bashkëpunimi me Maqedoninë – Rama takon homologun e tij Zaev në Trieste

Kryeministri Edi Rama gjatë samitit të Triestes është takuar me homologun e tij Maqedonas. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij Facebook, Rama shkruan:
“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”.
Samiti i Triestes është vazhdimësi i samiteve të mëparshëm dhe ka si qëllim që të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përballuar së bashku sfidat ekonomike që vijnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.