Bashkia Devoll shpall tenderin/ 7 akset që do të “transformohen” në Bilisht
Bashkia Devoll ka njoftuar tenderin për projektin e zgjerimit të rrugëve në Bilisht. Fondi i vënë në dispozicion është në vlerën 83.3 milionë lekë, i cili në do të ndahen në 3 pjesë, për 3 vitet e ardhshme, deri në 2022. Zona ku do te shtrihet projekti ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Bilishtit, e cila është qendra e rrethit Devoll.
Projekti në fjalë konsiston në zgjerimin e rrugës Vendore, Aks Superstrada e Devollit- Ismail Qemali, Demir Progeri-Aks Rrugor Etem Osman Xhaci, si dhe dhe gjithashtu rikonstruksionin e Rrugëve Vendore Lagje Nr. 2 dhe Lagje Nr. 3, në të cilën përfshihen 7 akse në total.
“Rrugët e lagjeve Nr.2 dhe Nr.3 aktualisht janë të paasfaltuara. Mirëmbajtja nga ana e Bashkisë nuk ka munguar, duke u sistemuar herë pas here akset përbërëse të tyre, por është e nevojshme një ndërhyrje përfundimtare për të rehabilituar të gjitha rrugicat e lagjeve. Përjashtim këtu përben Aksi 7, i cili është pjesë e rrugës nacionale Korçë- Bilisht. Ky aks është në gjendje shumë të mirë nga pikëpamja inxhinierie, por është menduar zgjerimi anësor i tij me një korsi parkimi, duke pare fluksin e madh te makinave dhe qarkullimin e madh të tyre në këtë zone” shpjegohet në detajet e tenderit.
Punimet përfshijnë gërmime dhe mbushje për krijimin e trupit të rrugëve, kanaleve kulluese anësore, akset, sinjalistikat rrugore, kalimet dhe pjerrësitë, etj.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.