Bashkia e Tiranës shpall listën e pallateve të pabanueshme kërkon evakuimin e menjëhershëm banorëve
Bashkia e Tiranës që nga data 26 nëntor ka dalë në terren për verifikimin e banesave dhe rrezikshmërisë në ballë të lëkundjeve sizmike.
Tërmeti me magnitutidë 6.4 I shkallës Rihter ka shkaktuar dëme edhe në kryeqytet me disa nga banorët që nga paniku kanë zgjedhur edhe të largohen nga banesat e tyre prej panikut të shkaktuar.
Mirëpo, shumica e ndërtesave pas verifikimeve nuk paraqesin rrezikshmëri dhe ashtu siç shprehen ekspertët ato janë plotësisht të sigurta.
Ndërkohë që ka edhe disa të tjera siç edhe në njoftimin zyrtar të Bashkisë ku kërkohet evakuimi I menjëhershëm I banorëve.
Pikërisht, në 4 pallate, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar menjëherë ndërtesat që janë të klasifikuar si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:
Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;
Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;
Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;
Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë, teksa sqaron se i ka njoftuar dhe ua ka vënë në dispozicion banorëve të pallateve të mësipërme aktet e konstatimeve të Institutit të Ndërtimit, duke bërë rrethimin e zonës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë. Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.
“Bashkia e Tiranës falenderon të gjithë ata banorë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me grupet e terrenit, pasi u është ofruar strehim në qendrat tona sociale ose akomodim në çdo subjekt privat, i cili është ofruar për të ndihmuar në kapërcimin e fatkeqësisë natyrore”, theksohet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.