Bashkia, investime në fshatra – Veliaj: Brenda 2 viteve, fund problemit të hartave të tokës

Në 24 muajt e ardhshëm fokusi i investimeve të bashkisë së Tiranës do të shkojë deri në nivel fshati. Nga Liqeni i Farkës ku vijoi turin e takimeve “Tirana – 2 vjet zgjuar”, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të marrë fund problemi i saktësimit të hartave të tokës, duke u shprehur se ka ardhur koha që secili të marrë aktin e marrjes së tokës në pronësi.
Veliaj u ndal edhe te transporti publik në ish komunat, duke premtuar përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, ulje të biletës dhe respektim të orareve.
Duke u ndalur tek investimet, Veliaj deklaroi se Bashkia do të vijojë bashkëpunimin edhe me donatorët për të përmirësuar infrastrukturën.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.