Bashkia Kamëz: Ja 50 rrugët ku do të investojmë gjatë vitit 2018! Kamza dhe Paskuqani, kantiere ndërtimi (LISTA)
Gjatë këtij viti, Bashkia e Kamzës njofton se do të bëjë investime të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore. Referuar njoftimit zyrtar, Bashkia ka planifikuar që gjatë këtij viti të investojë në 50 rrugë.
“Sikurse vitin e kaluar, kur Bashkia i kushtoi rëndësi infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve, edhe gjatë vitit 2018, Bashkia e Kamzës mbi 65% të buxhetit e ka për investimet. Edhe këtë vit do të jetë prioritet përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës rrugore në Kamëz dhe Paskuqan si dhe do të investohet në dhjetëra akse rrugore, me qëllim që qytetarët të përballen me një realitet të ri pas punimeve të kryera në përfundim të realizimit të investimit, i cili do të japë impakt social për ta. Veç investimeve të reja të Bashkisë Kamëz, të cilat janë të listuara më poshtë, do të ketë ndërhyrje ndërkohë në rrugë të dëmtuara në riparim asfaltesh në disa akse rrugore në Kamëz dhe Paskuqan” njofton bashkia.
Ja rrugët e reja ku do të investojë bashkia Kamëz:
Ndërtim rruga “Iliria” – Kamëz 5
Ndërtim rruga “Fan Noli” – Zall-Mner
Ndërtim rruga “Konispol” – Laknas
Ndërtim rruga “Bërzhitë” – Bathore nr. 4
Ndërtim rruga “Zadrima “ – Bathore nr. 4
Ndërtim rruga “Bajram Curri” – Bathore 3
Ndërtim rruga “Prizreni” – Frutikulturë
Ndërtim rruga “Kuvendi i Dibrës” – Bathore 1
Ndërtim rruga “Leskoviku” – Laknas
Ndërtim zgjatimi i rrugës “Monarkia Shqiptare” lagjja nr. 4 Kamëz
Ndërtim rruga “Asdreni” – Bathore 4
Ndërtim rruga “Pjetër Arbnori” – Bathore 1
Ndërtim rruga “Bytyçi” – Bathore nr. 1
Ndërtim rruga “ Macukull” – Bathore 3
Ndërtim Rruga “Roma” – Kamëz 1
Rrugët “Arras”, “Horizonti”, “Kaltërsia”(vazhdimi i rrugës
“Bulqiza”, segmenti i “Rrugës së Arbrit”) Bathore 1
Ndërtim rruga “Drini” lagjja nr. 1 Bathore
Ndërtim Rruga e Zanave – Bathore 1
Ndërtim rruga “Londër” – Kamëz
Ndërtim rruga “Burimi”- Kamëz 5
Rruga “Eqrem Çabej” – Zall-Mner
Ndërtim trotuare rruga “7 Marsi” Bathore 7
Ndërtim trotuare rruga “Bujar Lako” Zall-Mner
Ndërtim trotuare rruga “Lura” në Laknas dhe kanalizimet e ujërave të bardha
Ndërtim rruga “Mbretëresha Suzanë” – Kamëz 5
Rikonstruksion rruga “Kosova” – Kamëz 4
Ndërtim rruga “Montekarlo” – Kamëz 4
Ndërtim rruga “Zhvillimi” – Valias
Rruga “Thethi” – Valias
Ndërtim rrugët “Tirana” + “Berati” + fusha e sportit – Valias
Ndërtimi i rrugëve “Milano”, “Napoli”, “Aleksandria” – Kamëz
Ndërtim rruga “Abaz Ermenji” – Paskuqan 2, Vresht
Ndërtim rruga “Ali Këlcyra” – Paskuqan 2 Vresht
Ndërtim rruga “Azem Galica” – Paskuqan 2 Vresht
Ndërtim rruga “Hoxha Tasim” – Paskuqan
Ndërtim rruga “Hyqmet Buzi” – Paskuqan 1
Ndërtim rruga “Ibrahim Rugova” loti i parë – Paskuqan 1
Ndërtim rruga “Konferenca e Mukjes” zgjatimi i investimit ekzistues – Babrru, Kodër e Kuqe
Ndërtim rruga “Sali Murat Vranishti” – Babrru Kodër
Ndërtim rruga “Hasan Zylfia”, Babrru-Kodër
Ndërtim rruga “Kaci”- Babrru i Vjetër
Ndërtim rruga “Veli Dedi”, rruga “Xhorxh Martini” – Babrru Fushe Kërçik
Ndërtim rruga “Prengaj”, – Babrru Fushë-Kërçik
Ndërtim rruga “Dedë Gjon Luli”, “Arben Broci” mbi kanal – Paskuqan Fushë
Ndërtim rruga “ Abaz Shehu” – Paskuqan 2 , Vreshtë
Ndërtim rruga “Mustafa Lita” – Babrru
Ndërtim rruga “Zigur Lelo”- Babrru Shpat
Ndërtim Rruga “Asim Zeneli” – Paskuqan 2 , Fushë Kufiri ndarëse
Rruga segmenti “Ajet Xhindoli” deri tek “Abdyl Elmazi” – Paskuqan 2 Vresht
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.