Bashkia Librazhd bëhet me fuoristrada të reja – Hapet tenderi me fond limit 5.8 milion lekë. Detajet
Bashkia Librazhd ka shpallur tenderin për blerje mjeti tip fouristradë 4×4 për administratën e Bashkisë Librazhd si dhe automjet fouristradë 4×4 për Agjencinë e Pyjeve dhe Kullotave.
Sipas informacionit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik fondi limit i këtij tenderi është 5,850,000 (pesë milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë lekë) pa TVSH.
Sipas njoftimit afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 28 qershor 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.