Bashkimi evropian do të rrisë importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA deri në vitin 2023

Bashkimi Evropian do të kërkojë të rrisë importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara në 8 miliard metra kub (bcm) në vit deri në vitin 2023, më shumë se dyfishi i nivelit 2018, bëri të ditur Komisioni Europian ditën e sotme.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u pajtua me shefin e Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker në korrik 2018, për të mos imponuar tarifat për makinat e BE pasi të dyja palët u përpoqën të përmirësonin lidhjet ekonomike, në mënyrë që të bëjë përpjekjet maksimale për të rritur eksportet e SHBA kundrejt gazit të lëngshëm LNG.
Komisioni, i cili koordinon politikën tregtare për 28 vendet e BE-së, tha në një deklaratë se importet amerikane të LNG-së ishin rritur tej mase që më parë, duke u rritur në 1.4 miliardë metra vetëm gjatë muajit mars.
“Bashkimi Evropian është gati të lehtësojë më shumë importet e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA, nëse kushtet e tregut janë të drejta dhe çmimet do të jenë sa më konkurruese,” tha Komisioni.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.