Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank – Duscheck: Do të vinte në rrezik 30 000 vende pune
Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank mund të vërë në rrezik rreth 30 000 vende pune për një periudhë afatgjatë. Paralajmërimi ka ardhur nga një përfaqësues i sindikatës gjermane Verdi, Jan Duscheck , i cili është anëtar i bordit mbikëqyrës të Deutsche Bank.
Sipas Duscheck, vendi që do të preket më shumë nëse ndodh kjo është Gjermania, ku parashikohet një shkurtim prej 10 000 vende pune. Kjo ka ardhur menjëherë pasi bankat kanë konfirmuar të dielën bisedimet rreth bashkimit, ku kanë nënvizuar edhe përpjekjet për të kombinuar dy bankat më të mëdha në Gjermani.
Bordet mbikëqyrëse të të dy bankave pritet të takohen ditën e enjte për të diskutuar më tej rreth shkrirjes së tyre. Ndërsa, Duscheck është shprehur skeptik lidhur me bashkimin e tyre, pasi sipas tij bashkimi i tyre nuk mund të krijojë një model biznesi të qendrueshëm.
“Sipas mendimit tim një bashkim i mundshëm nuk mund të rezultojë në një model biznesi që është i qëndrueshëm për një periudhë afatgjatë.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.