Bashkimi Intesa-Veneto – Njoftohet Autoriteti i Konkurrencës

Në datën 28 Korrik 2017 Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e përqendrimit, në lidhje me transaksionin financiar që realizon shitjen dhe transferimin e disa aseteve të Veneto Banca te Banka Intesa Sanpaolo.
Intesa Sanpaolo është një shoqëri e regjistruar në Itali dhe është i pranishëm në Shqipëri nëpërmjet filialit në pronësi të plotë të tij, Intesa Sanpaolo Bank Albania që operon me një rrjet prej 29 degësh dhe 3 agjencish të shpërndara në vend.
Transaksioni përfshin të gjithë kapitalin e Veneto Banka Albania, e cila është një filial në pronësi të plotë të Veneto Banca. Në këtë kuadër, ky transaksion i është nënshtruar procedurës së kontrollit të përqendrimeve, të parashikuara në ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.