‘Bashkive po iu merret pronësia e ujësjellësve’ – Reforma parashikon agregimin, deputetët: Model i dështuar, si OSHEE

Deputetët e opozitës e konsiderojnë si të papranueshme reformën në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, që ndër të tjera parashikon bashkimin e disa ujësjellësve, në një kompani të vetme. Sipas tyre, përmes kësaj reforme, bashkive po iu hiqet pronësia ndaj këtyre ndërmarrjeve.
Deputetët e opozitës e konsiderojnë si të papranueshme reformën në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, që ndër të tjera parashikon bashkimin e disa ujësjellësve, në një kompani të vetme. Sipas tyre, përmes kësaj reforme, bashkive poi u hiqet pronësia ndaj këtyre ndërmarrjeve, ndërkohë që institucionet vendore duhet të jenë aksionerë.
Deklaratat u bënë gjatë diskutimit të projektrezolutës së Kuvendit për Entin Rregullator të Ujit, ndërkohë që sipas kryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, pronësia e kompanie që do të krijohen nga bashkimi I ujësjellësve, do të përcaktohet me ligj.
Në raportin vjetor , edhe ERRU ka kërkuar agregimin sa më të shpejtë të sektorit, duke nisur me disa shembuj pilot, që më pas mund të shtrihen në të gjithë vendin. Kjo, bazuar në treguesit problematikë të ujit pa të ardhura, punësimeve politike apo humbjeve në rrjet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.