Bashkohet opozita britanike – Do t`i thotë jo zgjedhjeve të parakohshme
Të hënën, partitë opozitare do t`i mohojnë Kryeministrit britanik, Boris Johnson mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo lëvizje e bllokut qeveritar vjen me qëllimin e vetëm për të shmangur mundësinë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian më 31 Tetor, pa një marrëveshje. Gjasat që deri më 31 Tetor mos të ketë një marrëveshje të dytë janë shumë të larta.
E ndërkohë që Boris Johnson, kryeministri i ri britanik e ka vendosur daljen nga unioni më 31 tetor me ose pa marrëveshje, si objektivin e tij primar, Parlamenti Britanik nuk e mbështet më në këtë aventurë. Në një konferencë për shtyp të Premten, partitë opozitare, përfshirë atë laburiste dhe atë të nacionalistëve skocezë, ato dolën me një qëndrim të unifikuar, për të votuar kundër zgjedhjeve të parakohshme ditën e Hënë.
Partitë u dokordësuan edhe për të mos çuar në Parlament një mocion mosbesimi për Johnson. Tashmë që ky i fundit ka humbur mazhorancën në Parlament, shkarkimi i tij mbetet në dorë të opozitës. Për hir të stabilitetit të vendit, duket se opozita nuk ka ndërmend ta përdorë për momentin këtë kartë, pra rrëzimin e qeverisë Johnson.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.