Bastet, gjoba e heqje licencash – Gjobiten 4 kompani bastesh, njërës i hiqet licenca
4 shoqëri bastesh i janë drejtuar këtë vit Gjykatës Administrative për shkak të gjobave të vendosura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Ndërkohë, që një shoqëri tjetër, “BP Games” kërkon rrëzimin e vendimit të autoritetit të lojërave të fatit për heqjen e lejës së ushtrimit të aktivitetit. Kësaj kompanie i është hequr e drejta e ushtrimit të aktivitetit më datë 17.03.2017.
Në aktpadi, “BP GAMES ” shoqëri aksionere e licencuar përpara hyrjes në fuqi të të ri “për lojërat e fatit” të ushtrojë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligj, deri në datën 31 dhjetor 2018.
4 kompanitë e tjera që kontestojnë gjobat e vendosura nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit janë, Shoqeria “Top Start”, Shoqëria “I.T.S.G.A”, Shoqeria “TIRANA”, dhe “Shega – Trans”.
Ato i kanë kërkuar gjykatës rrëzimin e detyrimeve të pashlyera të përcaktuara nga Autoriteti.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.