Basti i miliarderit me rininë e përjetshme
Baidu Inc është përmendur shpesh si “Google i Kinës” me një vlerë tregu prej më shumë se 60 miliardë $. Por në vitin 2000, ajo mori vëmendjen e investitorëve, përveç asaj të një djali të quajtur Finian Tan.
Kush është Finian Tan?
Finian Tan ishte kreu i Azisë në DFJ Eplanet Ventures, filloi të investonte në motorë kërkimi dhe vuri bast se 1.3 miliard e kinezëve do ta përqafonin internetin. Kur ai u bë publik pesë vite më vonë dhe firma e tij u shfaq me një ofertë, përfitimet ishin edhe më të mëdha se 22 % që mbante pronari i Baidu-së dhe miliarderi Robin Li.
Tan, po vë të njëjtin bast për kompaninë farmaceutike me bazë në San Diego. Ajo çka e tërhoqi Tanin drejt kompanisë farmaceutike ishte qasja e Samumed për trajtimin e artritit të gjurit, humbjes së flokëve si dhe trajtimi i disa sëmundjeve të tjera. Krye shefi ekzekutiv i Samumed është një sipërmarrës turko-amerikan, Osman Kibar, i cili ka arritur të grumbullojë më shumë se 300 milion $ në fonde private për kompaninë që ai themeloi në vitin 2008. Përpara kësaj, Kibar ishte themelues shkencor i Genoptix Inc, një kompani diagnostikimi onkologjik që Novartis AG bleu për 470 milionë $ në vitin 2011.
Tan Filloi të investonte në Samumed në vitin 2012 dhe sot, Vickers së bashku me investitorët e saj zotërojnë rreth 11 për qind, duke përfshirë edhe 3.8 për qind të mbajtura nga Vickers. Kompania Tan është e vetmja firmë VC që mbështet Samumed me pjesën tjetër të financimit të saj që vjen nga zyrat institucionale familjare.
Investimi në startupet e Bioteknologjisë ka natyrë të rrezikshme, me gjithë pasiguritë mbi rregullimin dhe ekzekutimin, sipas Paul Santos, drejtues i partnerëve Wavemaker në Singapor.
Studimet e pacientëve
“Të gjitha këto gjëra janë përtej kontrollit tuaj, ” tha ai. “Nga pikëpamja e shpërndarjes së fondeve, nëse ju vini shumë vezë në të njëjtën shportë, ju nuk mund ta humbisni atë shportë. Ka shumë raste që njerëzit kanë humbur shumë, si rasti i Theranos.”
Theranos Inc, një startup i testimit të gjakut që dikur kishte urdhëruar një vlerësim privat prej 9 miliardë $, ka parë shumicën e saj të avullojë mes betejave rregullatore dhe pyetjet mbi teknologjinë e saj.
Kandidatët e ilaçit të kompanisë Samumed po testohen në pesë fusha të ndryshme. Kompania po ndjek mënyra për të riparuar apo gjeneruar inde njerëzore nëpërmjet medikamenteve që tradhtojnë sistemin kompleks, e që quhet rrugëtimi ËNT, një proces kyç në rregullimin e zhvillimit të qelizës.
Të kuptuarit shkencor i këtij aktiviteti biologjik paraqet një përparim të madh në trajtimin e sëmundjeve të njeriut, sipas Elizabeth Vincan, një shkencëtar i lartë mjekësor në universitetin e Melburnit, i cili u mblodh në takimin e parë ndërkombëtar të mbajtur në Australi në ËNT në vitin 2014.
Procesi i votimit
“Rruga WNT është një mënyrë që qelizat të komunikojnë në këtë mënyrë rruga WNT i tregon qelizave se çfarë janë, ku duhet të jenë dhe çfarë kanë nevojë të bëhen”, thotë ajo. Është shumë e rëndësishme në sëmundjet e ndryshme të njeriut, kështu që rruga WNT është rruga me më shumë pikëpyetje në zhvillimin e medikamenteve”
“Procesi i plakjes është me të vërtetë lodhja e qelizave dhe në qoftë se mund të arrini ti rivendosni, me siguri mund ta kundërshtoni procesin.
Mundësia për të investuar në Samumed u prezantua nga partneri Tan Khalil Binebine, zëvendës kryetari i Vickers. Tan u tërhoq menjëherë nga tubacionet e medikamenteve të ndryshme që mbulojnë fusha të ndryshme terapeutike.
Në mënyrë tipike, firma e tij ndjek një proces të pazakontë për verifikimin e bërjes së investimeve. Secilit nga pesë partnerët e saj u është kërkuar të njohin themeluesit e kompanive që do ti mbështesin. Kur ata të jenë gati për të marrë vendimin, çdo propozimi do ti jepet një rezultat nga 1 (më i ulëti) deri te 5 (më e larta). Numri 3 nuk është lejuar sepse Tan nuk dëshiron asnjë përgjigje neutrale.
Në qoftë se një partner pëlqen një marrëveshje që të gjithë e urrejnë, ai ose ajo nuk lejohet të investojë më shumë se sa 1 milion $ në fillim përmes një fondi të përhershëm. “Marrëveshjet unanime priren të jenë marrëveshjet më të këqija”, thotë Tan. “Ne nuk kemi frikë nga inovacioni.”
Probabiliteti i kompanive të tilla si Samumed që zbuloi burimin e rinisë, nuk është i mirë. Derek Lowe, një kimist medikamentesh që komenton mbi zbulimin e barnave, ai është pesimist dhe mendon se shkalla e dështimit të ilaçeve që i nënshtrohen hulumtimeve klinike është rreth 90 për qind.
Rruga Tan për Vickers përfshin një shumëllojshmëri rolesh. Ai ka një Ph.D. në inxhinieri nga Universiteti i Cambridge dhe ka punuar në Goldman Sachs Group Inc dhe Credit Suisse First Boston. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër si një shërbyes i lartë publik në Singapor, ai arriti të menaxhonte një fond 1 miliardë $ për zhvillimin e shkencës dhe teknologjinë në qytet-shtete.
Lexo artikullin e plotë, kliko këtu.
Përshtati: Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.