“BAT” blen “Bulgartabac” për 100 milionë euro, rrit peshën në rajon
British American Tabacco, që është prodhuesi i dytë më i madh në Botë i cigareve sipas peshës që zë në treg, njoftoi së fundmi se ka arritur marrëveshjen e blerjes me Bulgartabac.
Kjo e fundit, që është kompania më e madhe bullgare e prodhimit të cigareve, do të shitet për 100 milionë euro. Operacioni pritet të përfundojë në mes të këtij viti, pasi do të jetë objekt i rregullatorëve të tregut dhe rregullave anti monopol.
Markat bullgare si; Victory, Eva Slims apo GD do të kontrollohen tashmë nga British American Tabacco.
Operacioni do t`i mundësojë kompanisë që të rrisë përfaqësimin e saj në tregun bullgar nga 12% aktualisht në rreth 40%, dhe po ashtu të rrisë peshën e saj në tregun e rajonit, përfshirë Shqipërinë ku edhe operon.
Marrëveshja pritet të ndihmojë në krijimin e më shumë se 1000 vendeve të reja të punës në vend. Bulgartabak është këshilluar nga Deloitte gjatë negociatave.
British American Tabacco prodhon marka rreth 200 marka në nivel global, mes të cilave, Rothmans, Kent apo Lucky strike, dhe pak kohë më parë bleu për 50 miliardë dollarë reynolds amerikan.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.