BB i bën thirrje SHBA për vaksinat / Malpass: Të shpërndajë dozat e tepërta në Amerikën Latine
Presidenti i Bankës Botërore David Malpass tha këtë Javë se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të shpërndajnë dozat e tepërta të vaksinës së Covid-19 drejt Amerikës Latine. Ai tha gjithashtu se Banka Botërore ka tashmë 12 miliardë dollarë në financim për vaksina të Covid dhe do ketë miratuar operacione të financimit për vaksinimin në mbi 50 vende deri në fund të Qershorit.
Presidenti i Bankës Botërore tha gjithashtu se është e rëndësishme që të përshpejtohet zinxhiri i furnizimit për shpërndarjen e vaksinave, përfshirë shkurtimin e kohës së manifakturës, miratimeve dhe shpërndarjes së dozave që janë prodhuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar një vaksinë Covid të prodhuar nga kinezja Sinovac për listim të përdorimit emergjencë, që është vaksina e dytë e prodhuar nga Kina që merr pëlqimin e organizatës, sipas drejtorit të përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i pranishëm në të njëjtën konferencë.
Ai e mirëpriti vendimin, duke thënë se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe ka kërkesa të thjeshta të ruajtjes. Listimi emergjencë i Organizatën përbën një sinjal për rregullatorët në botë se produkti është i sigurtë dhe efikas. Kjo mundëson gjithashtu që vaksina të përfshihet tek programi COVAX, që përballet me vështirësi të ofertës, pas pezullimit të eksporteve nga India.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.